RTSH 24 Live

Politikë

Çipa: Xhamia e Namazgjasë më e madhja në Ballkan. Ajo ka rëndësi të madhe për muslimanët

09/10/2024

Çipa: Xhamia e Namazgjasë më e madhja në Ballkan. Ajo ka rëndësi të madhe për muslimanët

Një ditë para inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, 3D i Alban Dudushit në RTSH 1 HD, nën drejtimin e gazetares Sonila Agostini i ka kushtuar një emision të posaçëm.

Analisti Aleksandër Çipa  solli shifra rreth marrëdhënieve  ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kjo e fundi zë vendin e pestë nisur nga të dhënat e shkëmbimeve tregëtare.  Shifrat e ofruar sipas Çipës janë luhatur ndër vite, por tendenca është në rritje.

Ai kujtoi se për arsye të rethanave historike, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shumfishta. Duke ju referuar vizitës së zotit Erdogan në Tiranë analisti Çipa u ndal në tre dimensione kryesore.

Një dimension kryesor është ai i marrëdhënieve dypalëshe. "Nuk ka një kumt politik, por interes i përbashkët" tha zoti Çipa. Ai kujtoi se Turqia në interesin e saj si fuqi rajonale shumë e rëndësishme, ka shtuar fuqinë dhe interesin e saj gjeostrategjik, duke kujtuar Turqinë europiane të dikurshme. Turqia, tha zoti Çipa synon të shtojë ndikimin dhe ridimensionojë ato, veçmas investimet infrastrukturore, apo kontributet në rastet e katastrofave rajonale.

Një tjetër dimension është largimi i Turqisë nga shteti sekularist dhe krijimi i një profili fetar. Çipa tha se në këtë drejtim Shqipëria e drejtuar nga kryeministri Rama ka treguar një tolerancë shumë evidente në marrëdhëniet me Turqinë.

Duke u thyer tek ngjarja e ditës zoti Çipa tha se Xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan. Duke ju referuar tolerancës fetare të Shqipërisë ai tha se Xhamia ka rëndësi të madhe për muslimanët e Shqipërisë, komuniteti fetar më i madh në vend. Zoti Çipa konstatoi se gjatë dy vjetëve të fundit ato kanë patur vështirësi, veçmas në kauzën e gylenizmit. Ai theksoi se identiteti shqiptar është unik nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në rajon.

/ rtsh.al /