RTSH 24 Live

Aktualitet

Cikli i reportazheve “Në Folenë e Shqiponjave” - Durrësi dhe Kavaja gati për sezonin

15/05/2024

Cikli i reportazheve “Në Folenë e Shqiponjave” - Durrësi dhe Kavaja gati për sezonin

Durrësi dhe Kavaja janë dy prej bashkive të cilat këtë sezon veror do të presin me mijëra turistë jo vetëm në plazhet dhe bregdetin që shtrihet në këtë rajon, por edhe në zonat rurale ku po zhvillohet agroturizmi.

Në reportazhin e radhës të ciklit “Në Folenë e Shqiponjave” që do të transmetohet sot në mbrëmje në ekranin e RTSH 24 vendndodhjet e veçanta, plazhet dhe burimet njerëzore që po angazhohen për çeljen e sezonit turistik, do të vijnë ndryshe.

Drejtuesit e pushtetit vendor të këtyre dy bashkive të rëndësishme të Shqipërisë thonë se çdo gjë tashmë është gati.

“Kemi një prioritet për të mbështetur sektorin e turizmit. Durrësi dihet se është ajo makina kryesore e turizmit dhe patjetër që do vijojmë investimet në shërbim të këtyre zonave”, shprehet kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.  

Bashkitë e Durrësit dhe Kavajës kanë fuqi të mëdha dhe burime tepër të çmuara për zhvillimin e turizmit.

Vija bregdetare në këto qytete tashmë është gati të presë vizitorët pasi pushteti vendor ka marë masat për pastrimin dhe sistemimin e hapësirave publike ndërsa operatorët turistik shprehen se këtë vit presin më shumë.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh.al/