Chermen Valiev është vetëm një hap pranë medaljes së bronztë, pasi ka mposhtur rivalin e tij Mahamedkhabib Kadzimahamedau me shifrat 12-2.
Mundësi kuqezi ka fituar bindshëm në të dy pjesët. Në të parën ka marrë një pikë teknike, ndërsa në të dytën ka realizuar pesë dypikësha teknikë dhe një pikë teknike. Ndërsa mundësi neutral mbylli pjesën e dytë vetëm më dy pikë teknike dhe një “challange” të kërkuar, por që nuk rezultoi një thirrje e saktë.
Gazetar Altin Vorpsi
/ rtsh. al /