RTSH 24 Live

Sociale

CESVI mbështet me grante bizneset në luginën e Vjosës për të zhvilluar shërbimet turistike

10/12/2024

CESVI mbështet me grante bizneset në luginën e Vjosës për të zhvilluar shërbimet turistike

Me qëllim zhvillimin dhe promovimin e turizmit, organizata italiane CESVI po mbështet bizneset përgjatë luginës së lumit Vjosa me grante financiare. Kjo nismë synon t’u japë mundësi bizneseve lokale të përmirësojnë shërbimet e tyre, duke iu përshtatur standardeve bashkëkohore të turizmit.

Kemi në fokus mbështetjen e bizneseve sidomos bizneset e vogla që lidhen drejtpërsëdrejti me shërbimet turistike dhe kjo mbështetje është në disa forma të ndryshme. Një nga format është mbështetja me grante të vogla për fuqizimin apo përmirësimin e standardit në shërbimet që ato ofrojnë”, u shpreh Ardian Gogo, Përfaqësues i CESVI.

Mbështetja e ofruar nga CESVI ka ngjallur interes të madh mes sipërmarrësve, të cilët e shohin këtë mundësi si një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të aktiviteteve të tyre turistik.

Kjo iniciativë është një hap domethënës drejt zhvillimit të qëndrueshëm të luginës së Vjosës, duke forcuar rolin e saj si një destinacion turistik i rëndësishëm në rajon.

/RTSH/