Ish ministri i Partisë Demokratike gjatë qeverisjes së Sali Berishës, Aldo Bumçi është thirrur në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen për çështjen e Gërdecit.
Bumçi merret në pyetje nga prokurorët e SPAK si person që ka dijeni mbi ngjarjen, ndërsa në ditët ën vijim pritet të merren në pyetje edhe persona të tjerë të lidhur me çështjen e Gërdecit.
Pas më shumë se një orë në SPAK, Bumçi foli për një shkresë me shënim dore në një faks i nisur nga zyra e tij si ministër Drejtësie në atë kohë e që mban shënimin: “për Shkëlzen Berishën” dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu. Bumçi tha se shkresa është e pavlefshëm pasi shkrimi nuk është i tij.
Bumçi shtoi për mediat se ky falsifikim është bërë në atë kohë për të goditur Berishën në zgjedhjet e 2009.
“Nëse unë kisha nevojë që nuk kishte as takim e as kërkesë, nga Shkëlzen Berisha, ju mendoni se do e bëja me fax në ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishës. Ministria i kishte shkresat dhe e dyta që unë nuk kam nevojë që të komunikojë me zotin Berisha për t’i thënë që nuk kisha vërejtje, shënimi në cep të letrën, ministri i drejtësisë vendos qindra mijëra shkresa dhe këto shënime të miat janë në shkresat e ministrisë, çdo njeri ka shkrimin e tij të dorë, ishte një shkrim tjetër. Kërkova që ky dokument të shpallej i pavlefshëm, kam dalë publikisht dhe kam ndërmarrë 2 akte, kam rreshtuar këto fakte dhe kam bërë kallëzim penal në prokurori ku kam kërkuar që të hetohet kaligrafia, nuk është as imitimi i shkrimit tim, të gjithë këto fakte, qëndrimi ynë në mbledhjen e parë, fakti që ministria e kishte shkresën që në fillim dhe që komunikoj me fax me Shkëlzen Berishën, unë e bëra kallëzimin, por prokuroria nuk e bëri. Shkresa nuk është shënimi im. Opozita aso kohe, ishte një çështje që të lidhte Berishën me këtë çështje, dhe u falsifikua kjo shkresë, ishte për të goditur para zgjedhjeve të 2009 Berishën për të krijuar një lidhje të paqenë me anë të birit. Nuk kam folur me Berishën për çështjen e ekzekutivit”, tha Bumçi.
Në korrik të 2022 SPAK dërgoi një letër-porosi në SHBA, ku kërkohet marrja në pyetje e Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Kalifornia lidhur me takimet që ka pasur ai në Shqipëri, kontratën e blerjes së municioneve luftarake dhe lidhjen e tij me ‘Gërdecin’.
Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars 2008, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë për demontimin e armëve humbën jetën 26 persona.
/rtsh.al/