Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mirëpritur homologun grek Nikos Dendias. Pas takimit të zhvilluar, Xhaçka dhe Dendias kanë dhënë një deklaratë për media, ku kanë vënë theksin te intensifikimi i bashkëpunimeve dypalëshe, çështja e detit, kriza energjetike dhe sulmi në Ukrainë.
Duke u ndalur te çështja e detit, Ministrja Xhaçka shprehu vullnetin dypalësh për referimin e kësaj çështje në Hagë. Po ashtu, Xhaçka deklaroi se Greqia është mbështetëse për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Është kënaqësi që pata mundësinë të pres sot ministrin Dendias. Ne konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar dhe partner të besueshëm në rrugëtimin tonë drejt BE. Dialogu dhe bashkëpunimi zhvillohet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët. jemi duke diskutuar në mënyrë intensive për të adresuar problemet që duhet të zgjidhen. Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjithë gamën e çështjet të trashëguara nga historia. Një nga çështjet e trajtuara ishte dhe ajo e kufizimit të zonave detare. Të dyja palët kanë vullnetit për kërkimin e një kompromis për referimin e çështjet te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Bashkëpunimi në fusha sociale, kultura, janë vërtetë ura për thellimin e bashkëpunimit. Produkt i këtij diskutimi është edhe kërkesa jonë për negociimin dhe nënshkrimin potencialisht për mbrojtjen sociale apo pensionet, nga i cili do të përfitojnë dhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Sa i përket situatës në rajon por edhe më tej, z. Dendias sot vjen nga një tur rajonal, dhe ne mirëpresim angazhimin e tij personal”, tha Xhaçka.
Në fjalën e tij, Ministri grek theksoi se pikë kyçe e diskutimit me Xhaçkën ishte arritja e kompromisit për dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës.
Sipas ministrit, zgjidhja e kësaj çështje, zgjidhja e ligjit të luftës, dhe dy marrëveshjet e tjera për shmangien e episodeve në kufi dhe mirëmbajtja e piramidave kufitare, do dërgojnë një mesash në komunitetin ndërkombëtar se e drejta ndërkombëtare e detit është ajo që përbën bazën për zgjidhjen e diferencave ndërshtetërore.
“Ardhja ime sot është hapi i fundit pas takimit tim me kolegun tonë Osmani në Athinë dhe udhëtimi im në Beograd dhe Prishtinë. Stabiliteti, qasja paqësore për ne, përbën kërkesën parësore. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor një sfidë që duhet ta përballojmë me sukses.
Kemi përpara nesh një hap konkret që duhet të shtyjmë që është përshkallëzimi i çështjes në veri të Kosovës. Duhet të jemi sa më konstruktiv dhe të bëjmë lëvizjet e duhura. Nevoja për vijimësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi ynë i sotëm integrohet dhe në kuadrin e takimeve tona konstruktive. Diskutuam për përshpejtimin e dialogut në bazë të marrëveshjes që kemi patur para dy vitesh për të kaluar në kompromis, në mënyrë që të vendosim marrëveshjen speciale për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Hagës për çështjen e kufirit.
Zgjidhja e kësaj çështje dhe zgjidhja e ligjit të luftës, dhe dy marrëveshjet e tjera për shmangien e episodeve në kufi dhe mirëmbajtja e piramidave kufitare do dërgojnë një mesash në komunitetin ndërkombëtar se e drejta ndërkombëtare e detit është ajo që përbën bazën për zgjidhjen e diferencave ndërshtetërore. Duke bërë një qasje të përgjithshme do hapet kapitull i ri i madh për raportet tona reciproke”, u shpreh Ministri.
Dendias ka përsëritur edhe njëherë se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Kanë bërë shfaqjen e tyre disa anashkalime për të drejtën ndërkombëtare në pika të ndryshme të planetit. Ajo që është më evidente është sulmi rus në Ukrainë. Diskutuam për rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe anasjelltas. Këto ura përbëjnë një hallkë të çmuar mes dy vendeve tona, madje vizita e Mitsotakis është ajo që do kontribuojë në këtë drejtim. Theksuam se duhet të thelloheni me investime në tregti, për mbrojtjen e mjedisit dhe rastin e lumit Vjosa. Kemi rënë dakord që në parim të bëjmë një program mbrojtje që do e shpallim në 20 ose 23. Kjo është shumë e rëndësishme që do shpallin kryeministrat tanë. Diskutuam edhe për energjinë, dhe marrëveshja për energjetiken mes dy vendeve tona. Folëm dhe për investime më të shumta të Greqisë në Shqipëri. Do doja të referohesha dhe në perpektivën europiane të Shqipërinë. Greqia fuqimisht mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e një kushti të drejtë. Pikërisht këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dua të konfirmoj mbështetjen tonë për trajtim integrues për Shqipërinë. Kjo rrugë në realitet është me një kalim dhe ka rëndësi të jashtëzakonshme”, tha Dendias.
/rtsh.al/