Me thirrje për t'i marrë seriozisht armiqtë e demokracisë dhe që e kaluara të mos përsëritet Bundestagu gjerman përkujtoi viktimat e nazizmit.
Gjatë një seance përkujtimore në Bundestagun gjerman ne lidhje me çlirimin e kampit të përqendrimit të Aushvicit, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se demokracia duhet mbrojtur.
"Merrini seriozisht armiqtë e demokracisë”, tha ai, nuk duhet të kthehemi në kohët e errëta, tha Presidenti Steinmeier, duke aluduar për nacionalsocializmin.
Bundestagun gjerman zhvilloi sot një seancë përkujtimore për çlirimin e kampit të përqendrimit të Aushvicit.
Në fjalimin e tij Steinmeier kërkoi që ndërgjegjësimi për krimet naziste dhe për përgjegjësinë e Gjermanisë të vazhdojë të mbahet gjallë. 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duhen gjetur forma të reja kujtimi, veçanërisht për të rinjtë - tha Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Hapa pas në luftën kundër antisemitizmit
Kurse kryetarja e parlamentit, Berbel Bas, bëri thirrje për një angazhim më të madh për mbrojtjen e hebrenjve. "Ne duhet të jemi të sinqertë me veten. Shumë hebrenj nuk ndihen të sigurt në Gjermani," tha Bas gjatë ceremonisë përkujtimore në Bundestagu.
Bundestag - përkujtimin i çlirimit te kampit të përqendrimit të AushvicitBundestag - përkujtimin i çlirimit te kampit të përqendrimit të Aushvicit
Në luftën kundër antisemitizmit ne po përjetojmë "një regres zhgënjyes". Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për mbrojtjen e hebrejve dhe të pyesë veten: "Çfarë jam i gatshëm të bëj që ajo që ndodhi të mos përsëritet më kurrë!" - tha kryetarja e parlamentit gjerman, Berbel Bas./dw/
/rtsh.al/