RTSH 24 Live

Europë

Bullgaria në zgjedhje të parakohshme

11/07/2021

Bullgaria në zgjedhje të parakohshme

Bullgarët zgjedhin sot një parlament të ri, për herë të dytë në pak më shumë se 100 ditë. Zgjedhjet e reja në vendin më të varfër të BE u bënë të domosdoshme pas tre përpjekjeve të dështuara për të formuar një qeveri. 6,7 milionë votues tani do të vendosin nëse do të ketë një shumicë në parlamentin e Sofjes. Një garë e fortë pritet midis partisë konservatore GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov dhe partisë populiste ”Ka një popull të tillë” (ITN) të artistit Slavi Trifonov. Ish-partia në pushtet GERB ka të ngjarë të humbasë votat pas zbulimeve nga qeveria e përkohshme në lidhje me skandalet e pretenduara për korrupsion dhe keqadministrim. GERB fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare më 4 prill, por nuk mund të gjente partnerë të koalicionit. Partia ITN nuk dëshironte të formonte një qeveri të pakicës. Një parlament i fragmentuar me gjashtë apo edhe shtatë parti mund të dalë sërish nga këto zgjedhje. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00. Rezultatet përfundimtare zyrtare priten brenda katër ditë pas zgjedhjeve.