RTSH 24 Live

Europë

Presidentja e KE: AfD-ja po tradhton Gjermaninë!

08/05/2024

Presidentja e KE: AfD-ja po tradhton Gjermaninë!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi partinë AfD se po “tradhton” Gjermaninë, përderisa partia e ekstremit të djathtë është duke u përballur me skandale para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, shkruan REL.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) muajin e kaluar u përball me një skandal, pasi një këshilltar parlamentar i kandidatit kyç të partisë për zgjedhjet evropiane, që mbahen në qershor,  u arrestua nën dyshimin se ka spiunuar për Kinën.

Kandidati, Maximilian Krah, po ashtu më herët është përfshirë në pretendimet e propagandës ruse.

Sjellja e AfD-së është “në mënyrë shkatërruese e pandershme”, tha von Cramon gjatë kongresit të partisë së saj të Unionit Kristiano Demokrat, që u mbajt në Berlin.

Sipas saj, AfD-ja “po bën propagandë për [presidentin rus, Vladimir] Putin dhe po spiunon për Kinën” para zgjedhjeve evropiane.

“Fillimisht, AfD-ja ankohet për njerëzit dhe atdheun, më pas AfD-ja tradhton po këtë atdhe tek autokratët. Duhet t’iu vije turp”.

Sipas von Cramon, programi i partisë së ekstremit të djathët për zgjedhjet evropiane do të shkatërronte vende të punës dhe e akuzoi AfD-në se po dëshiron që ta nxjerrë Gjermaninë nga BE-ja.

Von der Leyen, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, po kërkon një mandat të dytë në postin e shefes së KE-së.

Sipas sondazheve, AfD-ja është në mesin e disa partive të ekstremit të djathtë në mbarë Evropën që pritet të dalin mirë në zgjedhje.

Sipas REL

/ rtsh. al /