RTSH 24 Live

Televizion

Budallëk të quhesh VIP në Shqipëri! Egla Ceno: Nuk dua të më shohin kur lahem

02/07/2023

Budallëk të quhesh VIP në Shqipëri! Egla Ceno: Nuk dua të më shohin kur lahem

E diela solli në programin e Ermal Peçit, aktoren Egla Ceno. Pas shfaqjes së fundit ajo do të nisë disa ture në qytete të ndryshme të Shqipërise, ture që duket se i pret me kënaqësi.

Ceno tregoi se publiku i qyteteve ka një etje të madhe për teatrin ndaj mezi pret ti takoj nga afër.

'Kisha postuar foto nga skena e Librazhdit dhe një zonjë kishte komentuar 'sa banorë ka Librazhdi që do bësh shfaqje atje'.  Për mua ja vlen të bësh teatër qoftë edhe për 1 banor. Në qytete ka etje për teatrin' - tregoi Ceno.

Së fundmi shumë aktorë iu bashkuan reality shoë BBVip, do ta bënte edhe Egla?

'Nuk e quaj veten të famshme, është budallëk ta quash veten Vip. Për këtë arsye kam refuzuar dhe ftesën në Big Brother. Unë s'jam një Vip dreqi e mori! Mua do më duhej guxim të dilja para publikut 24 orë, jo për një shfaqje, por si Egla, të dilja të bëja një dush: Mos o zot! Të bëj dush dhe të më shohësh ti? Pse? Mos o Zot! Nuk dua!'.

Si janë raportet e saj me Elvis Pupën me të cilin pati një bashkëpunim shumë të ndjekur?

'As e kam takuar, as kam folur, që pas daljes nga Big Brother. E dua dhe e vlerësoj si artist. Momentalisht s'ka ndonjë projekt bashkëpunimi'.