Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar vaksinimi i bagëtive për mbrojtjen nga bruceloza.
Janë 260 mijë bagëti të imëta dhe rreth 10 mijë e 500 gjedhë që iu nënshtruan këtij procesi.
Programet e vaksinimit të kafshëve janë zbatuar që nga viti 2003 dhe kanë dhënë rezultate në përmirësimin e situatës dhe kontrollin e kësaj sëmundje.
Krenar Veli, përgjegjës i shërbimit veterinar i tha RTSH se në baze të dy strategjive të hartuara nga qeveria shqiptare tashmë që vaksinimi ka përfunduar, do të vijojë të ndiqet situata epidemiologjike
Sipas zotit Veli në qarkun e Gjirokastrës nuk ka raste të prekur nga sëmundja e brucelozës
Sëmundja e brucelozës përhapet nga kafshët tek njeriu dhe njëkohësisht nga mos përpunimi mirë i mishit dhe prodhimeve blegtorale. Blerja e produkteve të sigurta është mënyra më e mirë që konsumatorët mund të mbrohen nga sëmundja e blucerozës.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /