RTSH 24 Live

Botë

Bregu i Fildishtë u kërkon trupave franceze të largohen

01/01/2025

Bregu i Fildishtë u kërkon trupave franceze të largohen

Bregu i Fildishtë njoftoi të martën se trupat franceze do të largohen nga vendi pas një pranie ushtarake prej dekadash. Ky wshtw kombi më i fundit afrikan që zvogëlon lidhjet ushtarake me ish-fuqinë e tij koloniale.

Presidenti i Fildishtë, Alassane Ouattara tha se tërheqja do të fillonte në janar 2025. Franca ka pasur deri në 600 trupa në Bregun e Fildishtë.

"Ne kemi vendosur për tërheqjen e bashkërenduar dhe të organizuar të forcave franceze në Bregun e Fildishtë," tha ai, duke shtuar se batalioni ushtarak i këmbësorisë i Port Bouét që drejtohet nga ushtria franceze do t'u dorëzohet trupave të Fildishtë.

Njoftimi i Outtara pason atë të liderëve të tjerë në të gjithë Afrikën Perëndimore, ku u kërkohet ushtarakëve të Francës të largohen. Analistët i kanë përshkruar kërkesat për largimin e trupave franceze nga Afrika si pjesë e transformimit më të gjerë strukturor në angazhimin e rajonit me Parisin.

/rtsh.al/