RTSH 24 Live

Ekonomi

Brahaj: 700 kompani që operojë në vend, të regjistruara në parajsa fiskale

02/02/2023

Brahaj: 700 kompani që operojë në vend, të regjistruara në parajsa fiskale

Në Shqipëri Shoqëria Civile ka ngritur shqetësimin, se një numër i madh kompanish që operojnë në vend janë regjistruar në Parajsa Fiskale.

Sipas të dhënave 701 kompani që operojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm janë regjistruar në Parajsa Fiskale. 33 prej tyre përfitojnë para dhe benefite nga paratë publike! 

Të dhënat u publikuan nga një studim i realizuar nga Open Data Albania, e cila prezantoi “Dokumentin mbi Kontrollin e Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe Konteksti Shqiptar, me cilësinë e ekspertit ligjor! 

“Kemi vënë re se ngremë pyetje, se kush janë ata biznese apo kontraktorë publikë, të cilët vijnë në Shqipëri dhe fitojnë kontrata të taksapaguesve apo fitojnë statusin e investitorit strategjik e më pas marri në duar menaxhimin e aseteve publike. Shqetësim kemi edhe rastin kur disa kompani që marrin licensa, janë kompani që vijnë nga vende ku regjistri i biznesit të tyre është ofshore apo shell”, tha Aranita Braha.

Sipas saj, ligji për pronarët përfundimtar nuk po jep rezultatet e pritura.

“ Ajo që kemi vënë re me shqetësim,  është që ligji i miratuar edhe me kërkesë të Shoqërisë Civile përpara dy vitesh, ligji për pronarët përfundimtar nuk po jep rezultate, pasi ka mjaft kufizime dhe nuk referon saktë nevojën për të njohur dhe për të pasur një kontroll të integritetit të kontraktonit publik” tha Aranita Braha.

Shoqëria civile vlerëson  se ligji për pronarët përfundimtar nuk po jep rezultatet e pritura, ndaj dhe jepen rekomandime për të ndryshuar legjislacionin shqiptar.

Open Data Albania publikoi edhe 7 Rekomandime konkrete për të ndryshuar legjislacionin shqiptar, në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Themelore përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1, projekt me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe që po zbatohet nga katër organizata të Shoqërisë Civile. / rtsh.al /