RTSH 24 Live

Politikë

Braçe: Himara bashki shqiptare, Tavo i pranishëm si zyrtar i shtetit

29/03/2024

Braçe: Himara bashki shqiptare, Tavo i pranishëm si zyrtar i shtetit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe reagoi të premten për ngjarjen e ndodhur gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës, ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen duke kërkuar largimin e prefektit Tavo, ndërsa policia ndërhyri për të shmangur konfliktin fizik.

Braçe theksoi se Himara është bashki shqiptare dhe Tavo ishte i pranishëm në mbledhje si zyrtar i shtetit.

“Vangjel Tavo nuk ishte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak si qytetar i zakonshëm, por ishte atje si prefekti i qarkut të Vlorës nën juridiksionin e të cilit është edhe bashkia shqiptare e Himarës, pra si përfaqësues i qeverisë dhe shtetit shqiptar. Ky horri i rrugës pjesë në atë sallë, i cili pështyn zyrtarin e shtetit shqiptar duhet të marrë një përgjigje shembullore siç ligji e parashikon për një akt të tillë ofensiv e fyes, poshtërues”, theksoi Braçe.

Braçe vuri në dukje se “agjencitë ligjzbatuese të këtij shteti, ose të bëjnë detyrën ligjore, ose të tërhiqen nga ai territor ku horrat si puna e këtij që pështyn zyrtarin e shtetit, duket se kanë fituar imunitet se i mbron Greqia. Kjo histori ku këta plehra fyejnë shtetin shqiptar e çdo zyrtar përfaqësues të tij, duhet të marrë fund me ligj, tani”.

Këshilli Bashkiak i Himarës komandoi në mbledhjen sotme Blerina Balën kryetare të bashkisë Himarë, deri në zgjedhje të reja.

/rtsh.al/