RTSH 24 Live

Botë

Bota mirëpret 2025-n - Kiribati, ishulli në Paqësor, i pari që priti Vitin e Ri

31/12/2024

Bota mirëpret 2025-n - Kiribati, ishulli në Paqësor, i pari që priti Vitin e Ri

Kombi ishullor i Paqësorit, Kiribati është vendi i parë në botë që mirëpriti 2025-ën, duke lënë pas një vit të shënuar nga konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe ndryshime në të gjithë peizazhin politik përmes proceseve zgjedhore nga SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar e deri te përmbysja e Regjimi i Asadit në Siri. 

Kiribati, dhe konkretisht Ishulli i Krishtlindjeve, është zona më e largët kohore. I njohur zyrtarisht si Kiritimati, ishulli i Paqësorit është shtëpia e më shumë se 7.000 banorëve dhe deri në vitin 1994, kur kapërceu me 24 orë para, ishte një nga vendet e fundit në botë që priste vitin e ri.  

Mesnata në ishujt Çatam në Zelandën e Re erdhi vetëm 15 minuta më vonë, duke i bërë të dytët në botë që mirëpresin vitin e ri. 

Qyteti i parë i madh që mirëpriti vitin e ri është Okland në Zelandën e Re. Dhjetëra mijëra njerëz mbushën rrugët e kryeqytetit, ndërsa ndërrimi i viteve u festua me një spektakël fishekzjarrësh, ku shumë prej tyre u hodhën nga Sky Tower, struktura më e lartë e Zelandës së Re. 

Viti i ri trokiti edhe në Australi. Qielli i kryeqytetit Sidnej, që është vetëshpallur edhe si kryeqyteti botëror i festimeve të vitit të ri, u ndriçua nga tonelata fishekzjarrë. Vendasit dhe turistët e huaj, që kishin pushtuar prej orësh portin e kryeqytetit australian, shijuan spektaklin e fishekzjarrëve, që shënoi edhe mbërritjen e vitit 2025. 

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/