RTSH 24 Live

Aktualitet

Bordi merr vendimin, ulet me 3 lekë çmimi i naftës, benzina më shtrenjtë! Nuk ndryshon çmimi i gazit

18/05/2022

Bordi merr vendimin, ulet me 3 lekë çmimi i naftës, benzina më shtrenjtë! Nuk ndryshon çmimi i gazit

Nga sot (18 maj), nafta do të kushtojnë më lirë, ndërsa çmimi i benzinës është rritur. Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për çmimet e reja, duke ulur me 3 lekë çmimin e naftës, nga 237 lekë për litër në 234, ndërsa është rritur me 3 lekë çmimi i benzinës, ku nga 234 lekë/litri që ishte, tashmë do kushtojë 237. Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, 90 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi në orën 18:00 të kësaj të mërkure dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Të gjitha pikat e karburanteve në vend janë të detyruar të respektojnë vendimin, pasi në të kundërt rrezikojnë gjobë dhe deri në pezullim të aktivitetit.

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë", thuhet në njoftim.

/rtsh.al/