Zhvillimi i turizmit ka bllokuar banesat me qera që çdo fillim viti akademik pronotoheshin nga studentet e rretheve. Agjencitë imobilare e lidhin këtë situatë jo vetëm me mungesën e pronave, por edhe me çmimet e larta të apartamenteve te cilat variojnë e nga 250 - 550 euro. Ndërsa kërkesat ka qenë të shumta.
Kushtet e përmirësuara të konviktit kanë bërë që këtë vit akademik shumë studentë të akomodohen pranë tyre. Sipas tyre është një zgjedhje që ata e kanë bërë jo vetëm për tarifat e ulëta krahasuar me shtëpitë me qira, por edhe për ti shijuar këto vite të jetës studentore në komunitet.
Aktualisht në dy konviktet që Gjirokastra ofron për studentët e universitetit “Eqrem Cabej” janë regjistruar 130 të rinj.
/rtsh.al/