RTSH 24 Live

Kronika

Bllokimi i Rinasit, arrest shtëpie dhe arrest me burg për kontrollorët

10/04/2021

Bllokimi i Rinasit, arrest shtëpie dhe arrest me burg për kontrollorët

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët e trafikut ajror të akuzuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit pak ditë më parë. Gjykata ka lënë në arrest shtëpie Flora Ndrecën ndërkohë që 2 të tjerët, Muhin Mezini dhe Armando Fezga i ka lënë në burg. Seanca u zhvillua nga gjyqtari i masave Arben Micko. Në Gjykatë kanë qenë të pranishëm edhe kontrollorë të tjerë në mbështetje të kolegëve të tyre.
Avokati i kontrollorëve Rezart Kthupi në një deklaratë për mediat ka thënë se kjo çështje do të vijojë më tej.“Sot dënuam me masë sigurie puçistët, është një ditë e mrekullueshme! Nuk është vepër penale, akuzhen tre persona që janë larguar nga puna. Tre kontrollorë nuk mund të bllokojnë punën në Rinas. Kjo çështje do vazhdojë! Shpirtërisht nuk mund të flas më! Nuk jam i stresuar jam moralisht i dërrmuar” tha zoti Kthupi.