RTSH 24 Live

Rajon

Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në kufi, MPJD dhe MPB: Evitoni me çdo kusht kalimin në Serbi

17/04/2024

Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në kufi, MPJD dhe MPB: Evitoni me çdo kusht kalimin në Serbi

Pas bllokimit të rreth 300 qytetarëve të Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë me çdo kusht kalimin në Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

MPJD dhe MPB thotë se janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja”, thuhet në njoftim.

Rreth 300 qytetarë të Republikës së Kosovës kanë mbetur të bllokuar prej 9 orësh në pikën kufitare Kroaci – Serbi, teksa autoritetet serbe nuk kanë dhënë sqarime pse po ndodh diçka e tillë.

/rtsh.al/