RTSH 24 Live

Sociale

Bletërritësi nga Gjonomadhi, Myrteza Bardhollari prej 17 vitesh mbarështon 300 koshere

26/07/2024

Bletërritësi nga Gjonomadhi, Myrteza Bardhollari prej 17 vitesh mbarështon 300 koshere

Myrteza Bardhollari është një bletërritës nga fshati Gjonomadh i cili i është dedikuar këtij sektori që prej 17 vitesh. Në parkun e tij ai mbarështon 300 koshere bletësh ndërsa kullota është me larmi lulesh.

Bletërritësi thotë se që të mbarështosh bletën nuk është e lehtë ndërsa sa i takon prodhimit, ky vit ka pasur vështirësi si shkak i të nxehtit dhe prodhimi ka qenë më i ulët se vitin e kaluar.

“ Prodhimi ka qenë më i ulët për shkak të temperaturave të larta. Shumicën e kam shitur në Tiranë”, tha ai.

Sa i takon shëndetit të bletëve, Bardhollari thotë se ka qenë i mirë kjo e për shkak të kujdesit të treguar në trajtimin e tyre pas daljes nga dimërimi.

Bletërritësi Myrteza Bardhollari ka përfituar edhe nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për mbarështimin e bletës, në masën e 1000 lekëve për zgjua.

Gazetare: G. Sali

/rtsh.al/