Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, ndërsa vendin e tij te Bujqësia do ta zejë Milva Ikonomi. Vendimin e njofton kryeministri Edi Rama përmes postimi ne Twitter.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”.
Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sandër Lleshajn, që dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja.