Prodhimi i ullirit dhe vajit të ullirit këtë vit ka rënë ndjeshëm. Sipas fermerëve një faktor që ka dhënë ndikim në këtë reduktim te prodhimit kane qene kushtet e pafavorshme të motit por edhe lënia pas dorës dhe pa shërbime e pemëve për shkak të kostove të larta.
Kryesisht me problem është mungesa e krahut te punës si edhe çmimet e larta për plehërimin.
Aktualisht çmimi i vajit është rritur ndjeshëm ndërsa ne masë të madhe kjo ndikohet nga kërkesa për vaj ulliri që ka edhe tregu ne vendet fqinjë.
Nga 400- 500 lekë për litër vitin e kaluar aktualisht çmimi i blerjes ne fabrikë është 700-800 lekë për litër.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/