RTSH 24 Live

Botë

Biden anulon udhëtimin në Itali për të monitoruar zjarret në Kaliforni

10 orë para

Biden anulon udhëtimin në Itali për të monitoruar zjarret në Kaliforni

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka anuluar udhëtimin e tij të planifikuar për në Itali këtë javë për t'u përqendruar në menaxhimin e përgjigjes ndaj zjarreve të mëdha që po përshkallëzohen në zonën e Los Anxhelosit. Pas një vizite në terren në Kaliforni, ku u takua me policinë dhe zjarrfikësit që po luftonin me zjarret, Biden vendosi të mbetet në Shtetet e Bashkuara për të udhëhequr operacionet federale të reagimit.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka raportuar të paktën pesë viktima nga zjarret, ndërsa më shumë janë të mundshme. Zjarret, që kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha, janë cilësuar si disa nga më të rrezikshmit në histori.

Biden ishte planifikuar të udhëtonte në Romë për të takuar Papa Françeskun, kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe presidentin italian Sergio Mattarella, si dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për një takim që pritej të ishte i fundit i presidencës së tij. Udhëtimi do të përfshinte diskutime mbi përpjekjet për avancimin e paqes dhe mbështetje për Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden mori këtë vendim për të fokusuar energjinë e tij në menaxhimin e pasojave të zjarreve dhe për të siguruar mbështetje të plotë për Kaliforninë.

/rtsh.al/