Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelos, Karen Bass thotë se "erërat historike" dhe thatësira e gjerë krijuan kushtet e përsosura për përhapjen katastrofike të zjarreve. Ajo shtoi se tashmë fuqia e erërave ka rënë dhe se zjarrfikësit tani janë në gjendje të trajtojnë zjarret nga ajri.
Rreth 20 persona janë arrestuar për plaçkitje, tha ajo, duke shtuar: "Turp për ata që po përfitojnë mbi banorët tanë gjatë kësaj kohe krize".
Në të gjithë qarkun e Los Anxhelos, numri i njerëzve që u është thënë të evakuohen është rritur në 179.700. Një urdhër evakuimi për zonën e Hollywood Hills West është hequr, pasi zjarri atje është vënë nën kontroll.
Së paku pesë persona kanë humbur jetën dhe mijëra shtëpi, biznese dhe vende historike janë shkrumbuar.
/rtsh.al/