RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata

8 orë para

Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata

Ish-kryeministri Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të përgatiten për demonstrata nëse nuk votohet në Kuvend ligji që u njeh dokumentet biometrike në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se kryeministri Rama po bën gjithçka për të sabotuar të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.  

U bëj thirrje shqiptarëve të përgatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet ligji, i cili u njeh atyre dokumentet biometrike, që faktojnë identitetin e tyre. Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të asbotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime.

Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës,  ky është një akt antishqiptar që t’u mohohet e drejta e votimit shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe që bartin dokumente të sigurta të vendeve ku jetojnë.  

Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër.

Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të përgatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht”, theksoi më tej Berisha.

/rtsh.al/