Thirrja e protestës u bë e ditur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
"Çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel, me këtë padrino dhe këtë organizatë kriminale është ndëshkim i madh për çdo qytetar shqiptar, është ndëshkim i madh për Shqipërinë. PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, me datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria. Ditën e shtunë," u shpreh z. Berisha.
Ai shtoi se SPAK-u po amniston vjedhjet e pushtetit qendror dhe atij vendor.
"Arben Ahmetaj me dokumente, bazuar në dosjet Metamorfoza, u dha shqiptarëve se 4 qarqet e mëdha janë vjedhur nga Edi Rama, por natyrisht siç thotë Lubi Balluku, nga Altin Dumani nuk na vjen e keqja. Nga Altin Lala se ai është një shërbëtor i keq i Ymer Lalës," tha kryedemokrati.
Shefi i demokratëve theksoi se SPAK-u ka amnistuar edhe krimet zgjedhore, duke theksuar që vetëm dosja "Metamorfoza" fakton vjedhjen e zgjedhjeve në katër qarqet më të mëdha të vendit.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/