RTSH 24 Live

Politikë

Begaj pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Shqipëria, faktor paqe e stabiliteti

17/04/2024

Begaj pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Shqipëria, faktor paqe e stabiliteti

Presidenti Bajram Begaj priti sot (17 prill) një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarë të Komitetit për Demokraci dhe Siguri.

Parlamentarët vlerësuan rolin që Shqipëria luan në NATO, si edhe kontributin e saj në mbrojtje të parimeve dhe vlerave të Aleancës.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se “Shqipëria është tërësisht e përkushtuar për të vijuar me angazhimet e saj në NATO” dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive.

Begaj shprehu qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në rajon, mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, si edhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv.

“Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje, stabiliteti dhe eksportuese e sigurisë”, tha Begaj, njofton Presidenca.

/rtsh.al/