RTSH 24 Live

Europë

BE, masa ndaj financuesve të Hamasit

29/06/2024

BE, masa ndaj financuesve të Hamasit

Bashkimi Evropian ngriu asetet dhe vendosi ndalesa të udhëtimit për disa individe dhe kompani, që akuzohen se po ndihmojnë financiarisht Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizate terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe blloku evropian. 

Deri më tani, blloku evropian ka vendosur në listën e zezë 12 individe dhe tri entitete për shkak të lidhjeve të tyre me këto dy grupe. Sipas njoftimit të BE, në mesin e kompanive të sanksionuara është edhe firma spanjolle e pronave të patundshme, "Al Zavaja  Group", dhe dy të tjera me bazë në Sudan. Por sansksionet  evropiane   kane shenjestuar edhe kreun e Hamasit që bën transferimin e parave nga Irani, por edhe Ali Morshed Shirazi, oficer i  lartë i  Gardes Revolucionare Islamike te Iranit, i cili mbikqyr raportet mes grupeve palestineze dhe Teheranit. 

Ky është rundi i dytë i sanksioneve që ka vendosur BE ndaj Hamasit dhe grupit palestinez, Xhihadi Islamik Palestinez, pasi ata sulmuan Izraelin më 7 tetor. Edhe në muajin prill BE sanksionoi katër kolonë “ekstremiste” izraelite dhe dy grupe lidhur me dhunën kundër palestinezeve në Bregun Perendimor.


Gazetare Melisa Shameti

 

/ rtsh.al /