RTSH 24 Live

Europë

Scholz: Siguria e Polonisë është siguria e Gjermanisë

02/07/2024

Scholz: Siguria e Polonisë është siguria e Gjermanisë

Siguria e Polonisë dhe ajo e Gjermanisë nuk janë të ndashme, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në një konferencë për shtyp në Varshavë së bashku me kryeministrin polak, Donald Tusk. “Siguria e Polonisë është siguria e Gjermanisë”, tha Scholz.

“Ne qëndrojmë së bashku përkrah Ukrainës, për të cilën Gjermania dhe Polonia janë ndër mbështetësit më të mëdhenj”, theksoi kancelari gjerman.

Scholz ndodhet në Varshavë për konsultime qeveritare mes dy vendeve.

Kancelari gjerman Olaf Scholz është pritur me nderime ushtarake në Varshavë nga kryeministri polak Donald Tusk, duke shënuar fillimin e konsultimeve të para qeveritare gjermano-polake që nga viti 2018.

Scholz udhëtoi në Poloni me 12 ministra federalë dhe shtetërorë. Sipas burimeve qeveritare në Berlin, konsultimet pritet të japin “një shtysë të fortë” për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

/ rtsh.al /