RTSH 24 Live

Ekonomi

BE zbaton vendimin për tarifa ndaj importeve të makinave elektrike nga Kina

04/07/2024

BE zbaton vendimin për tarifa ndaj importeve të makinave elektrike nga Kina

Bashkimi Evropian ka zbatuar paralajmërimin e tij për të vendosur tarifa të përkohshme për importet e makinave elektrike nga Kina deri në 37,6%, njoftoi të enjten Gazeta Zyrtare e bllokut.

Kompanitë kineze të prekura përfshijnë BYD, një sponsor kryesor i turneut të futbollit Euro2024 në Gjermani, i prekur nga tarifa deri në 17,4%, “Geely” 19,9% ​​dhe SAIC  37,6%.

Paralajmërimi i tarifave të përkohshme për makinat elektrike daton muajin e kaluar, pasi një hetim nga Komisioni Evropian gjeti prova të mbështetjes së paligjshme nga subvencionet shtetërore kineze.

Me rrezikun e një lufte tregtare me Pekinin, masat ndëshkuese të BE-së bëhen përfundimtare brenda katër muajve, nëse Kina nuk bën lëshime.

Deri atëherë, në vend të tarifës duhet të paguhet një depozitë sigurie. 

/ rtsh.al /