RTSH 24 Live

Europë

Putin do të takohet me Orban

04/07/2024

Putin do të takohet me Orban
Foto arkivi

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë për në Moskë më 5 korrik, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.  

Vizita e tij në Rusi vjen disa ditë pasi ai u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev. 

Gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, një ditë pasi Hungaria mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Orban i paraqiti Zelenskyt një propozim për armëpushim, teksa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainë po vazhdojnë për më shumë se dy vjet. 
Muajin e kaluar, Putin tha se Rusia është e gatshme të ndalë luftën e saj, e cila besohet se ka vrarë dhe plagosur të paktën 500.000 ushtarë në të dyja palët vetëm nëse Kievi përmbush disa kushte specifike.  Në mesin e këtyre kushteve përfshihet edhe heqja dorë nga ambicia e Kievit për t’u anëtarësuar në NATO dhe dhënien e katër rajoneve, pjesërisht të pushtuara, që Rusia pretendon në tërësi, përveç Krimesë. 

Ukraina i ka refuzuar këto kushte, duke i cilësuar absurde, dhe duke thënë se nëse i pranon, kjo do të nënkuptonte kapitullim për të. 

Që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Orban ka spikatur në mesin e udhëheqësve nga Bashkimi Evropian dhe NATO për shkak të hezitimit të tij që të nënshkruajë paketa masive të armëve perëndimore dhe paketa të ndihmës për Ukrainën.

Gazetar Artur Mata


/ rtsh.al /