RTSH 24 Live

Europë

Orban viziton Kievin, pritet nga Zelensky

02/07/2024

Orban viziton Kievin, pritet nga Zelensky

Armëpushim me synim arritjen sa më shpejt të dhënies fund të luftës me Rusinë, i ka kërkuar kryeministri hungarez Viktor Orban presidentit ukraianas Volodimir Zelensky. Gjatë vizitës së tij të parë në Kiev që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të 2022-it, Orban, një kritik i zëshëm i mbështetjes usharake që perëndimi i jep Ukrainës dhe i cili ka një marrëdhënie të ngrohtë me presidentin rus Vladimir Putin, u shpreh edhe për një marrëveshje të madhe bashkëpunimi me Kievin. 

Pas bisedimeve me Zelenskin, Orban tha për gazetaret se vlerësonte përpjekjet e Kievit për të promovuar vizionin për paqe që Zelenski paraqiti gjatë samitit ndërkombëtar që u mbajt muajin e shkuar në Zvicër. "I kërkova presidentit të mendojë nëse mund të përshpejtojë bisedimet e paqes duke arritur sëpari një armëpushim. Një armëpushim që ka lidhje me një afat për ti dhënë një mundësi përshpejtimit të këtyre bisedimeves", theksoi Orban. 

Zelensky nga ana e tij u përgjigj se vendi i tij kishte nevojë për paqe të drejtë. "Vlerësojmë vizitën tuaj pas marrjes nga vendi juaj të presidencës së bashkimit europian e cila tregon prioritetet tona të përbashkëta europiane dhe sa e rëndësishme është arritja e një paqeje të drejtë për Ukrainën", u shpreh udhëheqësi ukrainas. 

/ rtsh.al /