61 bashkitë gjate 9 muajve të parë të vitit 2024 kanë rritur mbledhjen e të ardhurave të veta në vlerën rreth 33.6 miliardë lekë, ose 49 përqind më tepër krahasuar me të njëjtën periudhe 2023.
Nga këto të ardhura, vetëm bashkia e Tiranës ka mbledhur të ardhura në vlerën e 19.6 miliardë lekë ose 67% më tepër se 9-mujori 2023-shit, ndërkohë që 60 bashkitë e tjera të marra së bashku, kanë mbledhur 14 miliardë lekë ose 29 % me tepër se 9 mujori 2023.
Sipas Ministrisë së Financave nga një vlerësim i përgjithshëm sa i takon mbledhjes së të ardhurave, rezulton se në pjesën me të madhe të bashkive kanë një performancë pozitive ku kane ndikuar zbatimi i praktikave të mirë administrimit fiskal dhe zbatimi i procedurave standarte të masave shtrënguese.
Ndërkohë që në kahun e shpenzimeve në 61 bashkitë e vendit, shpenzimet vendore janë rritur me rreth 6.7% ose 3.1 miliardë lekë më shumë. Gjatë 9 mujorit 2024 kanë realizuar rreth 48.8 miliard lekë, ose rreth 62% e planit të rishikuar për vitin 2024.
Gjatë 9 mujorit 2024, sipas natyrës ekonomike, bashkitë kanë përdorur rreth gjysmën e shpenzimeve për Personelin duke u rritur peshën e këtyre shpenzimeve krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më pare.
Gjithashtu evidentohet një rënie e ndjeshme e peshës së shpenzimeve për investime në buxhetin vendor me 5% më pak se investimet e të njëjtës periudhë të vitit 2023.
Bashkia Tiranë ka shpenzuar 15.3 miliard lekë ose rreth 31.6% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor. Ndërsa 60 bashkitë e tjera, kanë shpenzuar 68.4% të totalit të shpenzimeve për 9, muajt e parë të vitit.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/