RTSH 24 Live

Ekonomi

Shitja e gjelave për fundvit, tregtarët në Elbasan ulin çmimin në 800 lekë kg

19 orë para

Shitja e gjelave për fundvit, tregtarët në Elbasan ulin çmimin në 800 lekë kg

Në tregun e shpendëve në Elbasan ka nisur shitja e gjelave të detit. Këtë vit tregtarët janë kujdesur të kenë një çmim më të ulët se vitin e kaluar ku aktualisht një kg kushton 800 lekë. Por shqetësim për ta mbetën produktet e ardhura nga jashtë të cilat sipas tyre janë më çmime dhe cilësi më të ulët.

Ndonëse këtë vit ka ulje të çmimeve për gjelin e detit, pensionistët sërish hasin vështirësi në blerjen e tij.

Nga vëzhgimet rezulton se këtë vit në tregun e shpendëve në Elbasan ka ulje çmimesh për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve.

 

RTSH