RTSH 24 Live

Aktualitet

Atentat mafioz 2 shqiptarëve në Athinë, humb jetën një prej tyre, tjetri plagoset rëndë

5 orë para

Atentat mafioz 2 shqiptarëve në Athinë, humb jetën një prej tyre, tjetri plagoset rëndë

Dy shqiptarë kanë re pre e një atentati mafioz në Athinë. Njëri prej tyre humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy shqiptarët janë qëlluar me armë zjarri jashtë një lokali në lagjen Thrakpmakedones.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri. Më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes..

Mediat greke raportojnë se viktima Irakli Davella u qëllua me plumb në kokë, ndërkohë që shqiptari i plagosur po ashtu ka plagë në kokë dhe bark. Viktima me origjinë nga Saranda, kishte edhe nënshtetësi greke. Ai është pronar i një lokali në Peristeri, ndërsa njihet edhe si anëtar i një grupi kriminal në Greqi. Në 2018 i vranë shokun në një atentat. Ndërsa i plagosuri kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë. Pistë hetimi është përplasja mes bandave kriminale.

Duke qenë se autorët ishin me një makinë të vjedhur ditën e sotme, hetuesit besojnë se ishte një atentat mafioz.

/rtsh.al/