RTSH 24 Live

Ekonomi

Profesionet e lira - Rimbursimi i kësteve të parapaguara do kryhet brenda 30 dhjetorit

6 orë para

Profesionet e lira - Rimbursimi i kësteve të parapaguara do kryhet brenda 30 dhjetorit

Me anë të një akti normativ, qeveria shqiptare në zbatim edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur kthimin e kësteve të paguara nga profesionistet e lirë dhe të vetëpunësuarve me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Tatimore në Ministrinë e Financave, Arjana Dyrmishi, duke prezantuar aktin normativ në Komisionin e Ligjeve theksoi se rimbursimi dhe fshirja e kësteve të papaguara do të kryhet brenda fundit të vitit 2024.

Ndërsa për të gjithë ata që nuk i kanë paguar por i kanë këstet në sistem të gjeneruara, nëpërmjet këtij akti normativ do t’i fshihen këto këste në mënyrë që në fund të këtij viti gjendja të jetë zero si gjendja fillestare”, theksoi Dyrmishi.

Duke e cilësuar si dështim të qeverisë, Deputetet e opozitë të pranishëm në komision kanë akuzuar këtë të fundit se po e përdor këtë akt normativ për efekte elektorale.

Ky është dështimi i radhës i qeverisë, një ligj i sjellë i detyruar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe paturpërsisht vini dhe thoni ne shmangim trajtimin e pabarabartë. Këtë ua thamë që kur miratuat gjobën, më shumë sesa tatimin mbi profesionet e lira”, tha Dhurata Çupi.

Shuma e kësteve të paguara do të pasqyrohet te klasa përkatëse e të ardhurave dhe nëpërmjet degës së thesarit, administrata tatimore do të kryej rimbursimin në llogarinë bankare të tatimpaguesit me një efekt financiar në buxhetin e shtetit rreth 500 milion lekë.

RTSH