Bashkia Pogradec ka nisur vendosjen e dekorit për festat e fundvitit. Puna ka nisur prej dy ditësh dhe po shtrihet në të gjitha rrugët kryesore të qyteti, në mënyrë që atmosfera e festave të ndihet në çdo lagje.
Është viti i dytë që kjo bashki ka bërë një ndryshim rrënjësor në dekorin e festave, pasi vite më parë dekori nuk ka qene në këto përmasa.
Këtë vit bashkia njofton se do përdoret i njëjti dekor me vitin e kaluar ndërsa do të ketë edhe disa shtesa të tjera me detaje mjaft interesante për festat. Nuk do të mungojnë as këtë vit varka dhe peshkatarët të cilët vitin e kaluar bënë diferencën në dekor deri edhe tek mjelmat.
Megjithatë atmosfera pritet të jetë disi e vaktë kjo për shkak të masave anticovid dhe për këtë vit nuk janë parashikuar aktivitete festive apo koncerte.
Ndezja e dekorit festiv pritet të bëhet në dt 6 dhjetor, ndërsa një tjetër zonë e përshtatur do të jetë edhe ajo në qendër të qytetit me shtëpizar prej druri që do të jenë në dispozicion të aritzanëve apo bizneseve të ndryshme kryesisht me produkte që shkojnë në sinkron me festat e fundvitit.