Bashkia e Korçës ka reaguar lidhur me deklaratën e selisë blu duke e quajtur shashken e pakuptimte të radhës. Sipas Larisa Katundi, Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun bashkia është duke kryer procesin e konsultimit me qytetarët Brenda të gjitha afateve ligjore. Ajo ka renditur edhe një sërë investimesh të kryera nga ana e bashkisë të cilat sipas saj kanë zgjidhur një sërë problemesh të qytetarëve
Sipas Katundit PD i propozon bashkisë projekte që janë tashmë të përfunduara, ndërkohë që një opozitë konstruktive do të ishte kryerja e propozimeve konkrete ndaj bashkisë, jo deklaratat kaotike nga foltorja e selisë ku paragrafi i dytë kundërshton të parin vetëm për ti hedhur hi syve banorëve dhe baltë politike bashkisë.