Bashkia Gjirokastër do t’i jap zgjidhje problemit disa mujor të transportin urban, për banorët e lagjes ‘Cfakë” .Me anë të një fondi, nga buxheti i saj, ky institucion do të ndërhyjë për sistemimin e një pjese të rrugës ,deri në përfundimin e plotë të punimeve të ujësjellësit në këtë zonë . Ky investim sipas nënkryetarit Ylli Muho ,do të mundësoj rikthimin e trasportit urban në këtë lagje, brenda pak ditësh
“Transporti urban në lagjen “Cfakë”, që është kushtëzuar tërësisht , për shkak të punimeve të ujësjellësit ,do të zgjidhet duke rehabilituar sheshin e Mejdanit deri në pjesën fundore të teqesë së baba Harshiut .Kjo zgjidhje,është menduar si më e shpejtë, ndaj po punohet me kapacitete të plota , që brenda ditës së hënë ,ky segment rrugor të përfundojë,në mënyrë që linja urbane e lagjes “Cfakë”,të rinis funksionin normal”, shprehet Muho.
Mos funksionimi i transportit urban në lagjen Cfakë ka ardhur si pasojë e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ndërhyrja emergjente e bashkisë, do të rikthej funksionimin e tij në fillim të javës së ardhshme .