Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme kur një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje pas një atentati me armë ndaj tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, ku është
“qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”.
Policia shpjegon se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Ndërsa kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
“Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/rtsh.al/