Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar mbi mënyrat për të përmirësuar efikasitetin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik dypalësh.
"Në vijim të bisedës në Kazan më 23 tetor, ata diskutuan në mënyrë thelbësore çështjet urgjente të agjendës dypalëshe me fokus në përmirësimin e efektivitetit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik. Në lidhje me këtë, agjencitë përkatëse do të angazhohen në komunikim," thuhet në deklaratën e lëshuar nga Kremlini.
Udhëheqësit diskutuan gjithashtu disa çështje ndërkombëtare. Putin dhe Erdogan u takuan në margjinat e Samitit të BRICS në Kazan, Rusi më 23 tetor. Në atë kohë, ata diskutuan perspektivat për zhvillimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe një projekt për të krijuar një qendër ndërkombëtare të gazit në Turqi.
/rtsh.al/