RTSH 24 Live

Politikë

Basha: Në Kuvend do fusin kamikazët e tyre, Berisha ia shiti zgjedhjet Ramës  

26/07/2024

Basha: Në Kuvend do fusin kamikazët e tyre, Berisha ia shiti zgjedhjet Ramës  

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur me tone të ashpra në Kuvend për draftin e Reformës Zgjedhore të dakordësuar nga dy partitë PS dhe PD.

Basha në fjalën e tij e ka quajtur një pazar mes Berishës dhe Ramës, duke theksuar se me 1/3 e listës së mbyllur do të futen në Kuvend kamikazët e kryetarëve.

Basha tha se ustallarët e pazarit e kanë ndarë listën në dy klasa: një për veten e tyre, që e kanë si biznes klas, dhe atë tjetrën, që e trajtojnë si karrocë.

“Në listën e parë, atë që është totalisht e kyçur, janë ato që do të hyjnë kamikazët e kryetarëve. Kjo që po ndodh është frika e Kryeministrit, i cili ka disa çështje të hapura”

Pala tjetër i është nënshtruar një njeriu, që për tekat dhe hallet e tij personale, i bëri halle të PD-së dhe gjithë Shqipërisë.

“Pala tjetër i është nënshtruar tekave të një njeri që hallin e vet personal e vëri hallin e opozitës, që për hallin e tij personal bëri pazarin me Edi Ramën. I dorëzoi 90% të bashkive Ramës”.

Sali Berisha dhe Edi Rama për shkak të frikës po krijojnë skalionet e njerëzve të bindur”, tha Basha.

Ai tha se përsa i takon këtyre të dyve kanë shitur zgjedhjet e 2025-ës. “Pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Edi Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes me çdo mjet dhe me çdo kusht, të goditjes së SPAK.

/rtsh.al/