RTSH 24 Live

Politikë

Basha në Beograd: Kosova e pavarur, realitet i pakthyeshëm

9 orë para

Basha në Beograd: Kosova e pavarur, realitet i pakthyeshëm

Kosova është shtet i pavarur dhe ky është një realitet i pakthyeshëm”, kështu deklaroi kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, teksa mori pjesë në nënkomitetin për Ballkanin Perëndimor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që u zhvillua në Beograd.

Basha tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, do të sjellë akoma më shumë siguri për minoritetin serb atje.

Basha u ndal gjithashtu dhe në sulmin në Banjskë ku theksoi se përgjegjësit ende nuk janë vënë para drejtësisë dhe për këtë u shpreh se përgjegjësia për t’i arrestuar dhe ndëshkuar është e Beogradit.

Kam pasur mundësi të vizitoj komunat e Preshevës dhe Bujanocit. Ata më paraqitën shqetësime që jam i sigurt që i janë paraqitur dhe autporiteteve në Beograd. Kjo përjetohet dhe shihet nga popullsia shqiptare atje: si një pastrim etnik i heshtur i këtij rajoni.

Një vit më parë, një sulm ndodhi në territorin e Kosovës. Nga forca të mirë trajnuara dhe të pajisura mirë, që për fat të mirë dështoi. Por ata që janë përgjegjës ende nuk janë vënë para drejtësisë. Është përgjegjësia e të gjithëve, përfshirë Beogradin, që ta bëjnë këtë. Fajtorët kryesorë janë ende të lirë këtu në Beograd. Dhe mund të ndodhë që të ndeshemi me ta në korridoret e hoteleve këtu në Beograd. Nuk duhet dhe nuk mund të tolerohet mosndëshkimi për akte të tilla. Kështu merr formë angazhimi për paqen dhe stabilitetin”, u shpreh Basha.

/rtsh.al/