RTSH 24 Live

Kronika

Basha marrëveshje me shoqatën e fasonëve: Ndryshim do të thotë taksa e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 18%

16/04/2021

Basha marrëveshje me shoqatën e fasonëve: Ndryshim do të thotë taksa e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 18%

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën e bashkuar të fasonëve. Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha tha fasoneria edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, nuk është ndihmuar për 8 vite.

Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka konsideruar si njё garanci shtesë e zotimeve të qeverisë së ardhshme për të shëruar, për ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale.

“Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti sektorin e fasonerive”, tha Basha. “Gjatë këtyre 30 viteve, sektori juaj ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara. Cilësia e prodhimit është rritur, numri i punonjësve është rritur dhe ju keni arritur të krijoni faktikisht në shumë rase dhe brendin tuaj. Për shumëkënd mund te jetë habi fakti që në Shqipëri prodhohen disa prej mallrave më cilësore, të cilat tregtohen në tregun europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në tregjet e vendeve të tjera të zhvilluara”- tha Basha.

“Do tё bёjnё tё mundur rritjen dhe modernizimin e linjave tuaja tё prodhimit tё cilat do tё bёjnё tё mundur qё ju tё jeni tё pa konkurueshёm nё rajon. Tё cilat do tё bёjnё tё mundur tё krijoni brendin tuaj dhe ciklin e mbyllur me tё cilin ne tё krenohemi nё Europë. Tё cilat tё bёjnё tё mundur mos tё quheni mё fason por ato qё jeni prodhues, manifakturë. Manifaktura shqiptare. Njësoj si qëllimi politik ёshtё t’i japim fund tranzicionit, pёr ju fundi i tranzicionit ёshtё qё tё mos flasim mё pёr fasonerinё shqiptare por pёr manifakturën shqiptare. Deri mё sot ja keni dal jo vetёm pa ndihmën e qeverisё por me qeverinë kundër. Ndryshimi nё 25 prill ёshtё qё do tё keni njё qeveri  me tё cilin ndajmë tё njëjtin interes, sigurisht nga pozita tё ndryshme”,- deklaroi Basha. “Një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro. Pa rritur pagat ne nuk mund të avancojmë për të luftuar krizën ekonomike, për të rritur konsumin nuk mund të avancojmë është një nga elementët bazë të konvergjencës për të shkuar drejt Bashkimit Evropian ndërkohë që vetë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të na japi mundësinë t’ju ndihmojmë edhe ju me skema grantesh”,- tha Basha.

“Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj”,- deklaron Basha.

“Duke votuar numrin 9, duke votuar Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, ju do të na mundësoni që këtë që sot është një marrëveshje, që finalizon 8 vite dialog, bashkëpunim dhe formulim të zgjidhjeve, nesër ta bëjmë realitet. Për më shumë vende pune, për paga më të mira dhe për një industri manifakture, e cila na bën të ndihemi krenarë me produktin dhe eksportin e saj drejt Europës dhe drejt vendeve të tjera të botës”,- përfundoi Basha.