Ndërhyrja me mjete të rënda e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e banesave të vjetra në Tragjas të Vlorës ka sjellë reagimin e banorëve, të cilët janë përplasur disa herë me forcat e policisë.
Këtë të martë, IKMT-ja, mbështetur nga Policia e Shtetit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ndërhyri në Tragjas në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e ujësjellësit Tragjas–Himarë.
Kjo lëvizje u shoqërua disa herë me tensione deri në përplasje fizike.
Policia ka shoqëruar disa banorë pas tensioneve të shënuara.
Kjo nuk është hera e parë që banorët ngrenë zërin, duke kundërshtuar ndërtimin e ujësjellësit të ri, për të ardhur në ditën e sotme pa pasur një përgjigje.
Pas situatës së krijuar dhe përpjekjes së kryeplakut të fshatit dhe drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë, IKMT-ja është tërhequr nga ky aksion.
/rtsh.al/