RTSH 24 Live

Politikë

Balla thirrje opozitës për t'ju bashkuar për shkarkimin e presidentit Meta : "T’u heqim turpin shqiptarëve!"

07/05/2021

Balla thirrje opozitës për t'ju bashkuar për shkarkimin e presidentit Meta : "T’u heqim turpin shqiptarëve!"

Maxhoranca socialiste ka ndërmarrë një iniciative gati të pashembullt në politikën shqiptare. Ajo i ka kërkuar opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare ti bashkohet iniciativës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. 
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke prezantuar nismën e 49 deputetëve socialistë për shkarkimin e kreut të shtetit ka bërë të ditura më hollësisht arsyet. 
Duke folur në parlament zoti Balla kujtoi se në kushtetutën shqiptare sanksionohet : "Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e populli. Po si i drejtohet presidenti popullit; t’i mprehim sfurqet, lopatat, sëpatat. T’i mbrehin dhe t’i kenë gati për të dielën. Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanë, ka edhe Rusia. Zgjodha këto dy deklarime të Metës, për të nxjerrë në dukje një fakt që se kundërshton më askush: Kurrë institucioni i kryetari i shtetit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale nga askush më parë në këto 30 vite" tha zoti Balla.
"Kemi pasur president që i ka shpallur luftë popullit, që ka shkaktuar debate për mustaqet e tyre, por jo kaq banalë" tha ai. 
Kreu i grupit parlamentar socialist tha se "S’po kërkojmë shkarkimin e Metës se kemi interes specifik se kush do të jetë pasardhësi i tij apo se duam të vendosim në pozicionin e tij një përfaqësues tonin. Rrini të qetë, nuk është ky qëllimi! Procedura për shkarkimin e tij është detyrim moral dhe kushtetutës! Për t’i hequr turpin nga vetja dhe nga e Shqipërisë, dhe për t’ja lënë turpin atij që i takon! Skandalet e Metës, makthet e tij se SHBA do ta vrasë me raketë në Malin me gropa, janë të mjaftueshëm se Komandanti i Forcave të Armatosura, të dalë në lirim, me urgjencë madje! Nëse ne nuk dot a bëjmë këtë shkarkim, mosveprimi ynë do të shkonte në shpërdorimin e detyrës nga ana jonë për mosheshtjen" tha zoti Balla. 
Duke falenderuar deputetët socialistë për iniciativën, zoti Balla tha se "Procedura për shkarkimin e tij, është procedurë për shkarkimin e turpit nga shqiptarët". "Thirrja ime për anën e djathtë të kësaj salle, është thirrje ne emër të nevojës, që Shqipëria ka që të shkarkohet nga një turp, që kurrsesi se meriton. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetë që garuan në emër të saj në 25 prill. Do të ishte dinjitoze që edhe PD t’i bashkohej kësaj iniciative." tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.