RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut, gara për presidencën dhe qeverinë e re

08/05/2024

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut, gara për presidencën dhe qeverinë e re

Qendrat e votimeve në Maqedoninë e Veriut u mbyllën në orën 19.00, ashtu sikurse ishte planifikuar. Qytetarët votuan këtë të mërkurë për të zgjedhur presidentin e vendit, si dhe qeverinë e re.

Në daljen e pas mbylljes së votimeve, kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski,  tha kushti për vlefshmërinë e zgjedhjet presidenciale ishte arritur pasi  mbi 46% e qytetarëve hodhën votën e tyre në kutitë e votimit.

Në raundin e dytë garojnë Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO DPMNE-ja opozitare dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski nga Lidhja Socialdemokrate në pushtet, të cilët fituan më së shumti vota në raundin e parë më 24 prill.

Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, sa i përket zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se dalja e qytetarëve ishte mbi 53%.

Ndërsa, pritet të fillojë numërimi i votave analistët thonë se njërës nga dy partitë kryesore, LSDM dhe VMRO-DPMNE, do t’i duhet të krijojë koalicion me partnerë më të vegjël për të siguruar shumicën parlamentare.

Dy parti shqiptare, BDI në pushtet, dhe blloku opozitar VLEN pritet të luajnë një rol kyç në këtë drejtim. Ky i  fundit ndërkohë është ftuar nga VMRO-DPMNE të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, nëse opozitarja maqedonase del fituese.

/rtsh.al/