RTSH 24 Live

Aktualitet

Balla: Ata që u amnistuan t’i vënë gishtin kokës nëse nuk duan të rikthehen në burg

27/04/2024

Balla: Ata që u amnistuan t’i vënë gishtin kokës nëse nuk duan të rikthehen në burg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se personat të cilët përfituan nga amnistia duhet të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që të mos kenë probleme me drejtësinë.

Në një prononcim për mediat i pyetur për kërkesën të dënuarve për zbatimin më të shpeshtë të amnistisë penale, ka pohuar se nuk dakordësohet me ta pasi tashmë ka një traditë në Shqipëri për zbatimin e amnistisë.

Balla shtoi se të gjithë ata që kanë përfituar prej saj të mos u rikthehen veprimeve kriminale .

“Unë nuk bie dakord me konstatimin që duhen amnisti më shpesh. E vërteta është qeveria shqiptare propozoi këtë vit një amnisti, ekziston një traditë, asnjëherë nuk ka amnisti të përvitshme dhe sikurse e kam thënë dje në Korçë, po e them dhe këtu, amnistia gjithmonë sjell rikthimin në rrugë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale dhe është detyra jonë dhe po ashtu edhe mesazhi që duhet të japim të gjithë atyre që kanë përfituar nga ajo që do ta quaja 'dora e ngrohtë' e shoqërisë, amnistia është një dhënie mundësie e dytë që dikush që është marrë aktivitete kriminale, të tërhiqet, në këtë aspekt që duhet t'i venë gishtin kokës nëse nuk duan të rriten përsëri aty ky kanë qenë, duhet që të zbatojnë ligjin dhe të kuptojnë që Policia e Shtetit ka një listë të secilit prej tyre dhe do të monitorohen hap pas hapi për të parandaluar rikthimin e tyre në aktivitetin kriminal”, tha Balla.

/rtsh.al/