RTSH 24 Live

Politikë

Baçi: Si do i bashkojë demokratët Gjekmarkaj? Ai ka thënë, po u kthye Berisha, nuk rri në politikë

06/09/2024

Baçi: Si do i bashkojë demokratët Gjekmarkaj? Ai ka thënë, po u kthye Berisha, nuk rri në politikë

Analisti Agim Baçi në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1  ka komentuar përzgjedhjen e emrave në PD që do të drejtojnë fushatën në 12 qarqet e vendit.

Baçi tha se duhet parë nëse kryetari i PD-së a i ka dhënë mundësi sot demokratëve që ky është ekipi që do të na çojë në fitore.

Kjo është pyetje shumë e madhe tha ai, sepse ai e mbylli dhe tha këta janë njerëzit dhe nuk dha asnjë shpjegim tjetër se si u bë përzgjedhja.  

“Si do e bëjë bashku demokratët Gjekmarkaj i cili thoshte që po të kthehet Berisha unë nuk do rri asnjë ditë në politik? A do bëjë dot bashkë ata që ishin dje kundër apo ata që janë pro sot në Lezhë?

/rtsh.al/