RTSH 24 Live

Kosovë

Avancimi historik i Kosovës në NATO, Xhafaj: Shqipëria e bllokoi Serbinë në Asamblenë Parlamentare

28/05/2024

Avancimi historik i Kosovës në NATO, Xhafaj: Shqipëria e bllokoi Serbinë në Asamblenë Parlamentare

Deputeti socialist Etjen Xhafaj, njëkohësisht Sekretari i Komisionit të Politikës së Jashtme, deklaroi në emisionin “Ekspres” me gazetarin Nolian Lole, që Shqipëria ja pamundësoi Serbisë lobimin që po bënte kundër Kosovës për votën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Sipas tij, delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Mimi Kodheli ka lobuar dhe vazhdon të punojë për interesat e gjithë shqiptarëve por dhe të rruajtjes së sigurisë së rajonit tonë.

Shqipëria ka punuar dhe vazhdon të punojë, ku kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli është dhe zv. Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe ka bërë punën e saj së bashku me përfaqësuesit të Ministrisë së Jashtme dhe përfaqësive diplomatike në çdo nivel”.

Duke shpjeguar se si funksionojnë strukturat e NATO-s, deputeti tha se, “praktikisht votimi i Asamblesë Parlamentare e NATO-s është një arritje e madhe. Ajo ka 281 anëtar nga 32 vendet anëtare, ka përfaqësues dhe nga nëntë  vendet e Asociuara sikurse u bë tashmë dhe Kosova, ka dhe vende të tjera që janë vëzhguese.

Vendet e asociuara, ndryshe nga vendet vëzhguese kanë mundësinë të paraqesin kërkesa për rezolutë dhe paraqesin raporte. Nuk kanë të drejtë vote por mund të dëgjohet zëri i tyre në Asamblesë në Parlamentare”.

Në këtë kontekst ai deklaroi se, ky votim i djeshëm (26 maj) në Asamblesë Parlamentare  i mundësojnë Kosovës një mekanizëm më tepër për tu dëgjuar, për tu bërë pjesë e rezolutave dhe sigurisht për të kërkuar vëzhgime dhe inspektime për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

Kosova tashmë brenda Aleancës së NATO-s është e barabartë dhe me atë të Serbisë, madje dhe kjo e fundit ka lobuar për të mos avancuar statusi i Kosovës brenda NATO-s. Me sa u pa nga votat ka pasur një impakt, por jo të përfillshëm dhe që nuk pati asnjë efekt në gjithë atë proces të rëndësishëm në Ansamble.

Marrja e statusit është jo vetëm në interes të Kosovës dhe shqiptarëve, theksoi deputeti Xhafaj, por është dhe në interes të rajoni dhe gjithë sigurisë së tij.

Qasja për sigurinë është një qasje më afat gjatë se sa vetë mandati i një qeverie. Është një qasje që ka të bëjë me gjithë sigurinë rajonale që mos të ketë konflikte kufitare. Serbia dhe Kosova mund të bashkëjetojnë në NATO”.

Nuk jemi të sigurt tha deputeti Xhafaj, nëse Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Aleancës së NATO-së. Nga njëra anë Serbia bëhet pjesë në stërvitjet e përbashkëta të NATO-së por ng ana tjetër blenë armë nga ata që konsiderohen kërcënim nga NATO.

/rtsh.al/